Futboll

Mbappe lë stërvitjen në gjysmë

Kylian Mbappe

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, nuk është paraqitur deri në fund të stërvitjes së Real Madridit të martën mbrëma, një ditë para ndeshjes kundër Atletico Madridit.

Mediumet spanjolle kanë raportuar se Mbappe e ka humbur pjesën më të madhe të stërvitjes.

Nuk është bërë e ditur ende pse Mbappe la në gjysmë stërvitjen dhe kjo ka bërë që të ngrejë shqetësim te tifozët e “Los Blancos”, pasi francezi është pjesë shumë e rëndësishme e sulmit te klubi mbretëror.

26-vjeçari Mbappe më pas ka vazhduar stërvitjen i ndarë nga grupi në palestër.

Nga Reali nuk ka pasur ndonjë njoftim se a do të mungojë Mbappe ndaj Atleticos.

Reali të mërkurën nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim tek Atletico Madridi në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e parë, Reali e fitoi me rezultatin 2:1.