Futboll

Mbappe i matur në deklarata para ndeshjes me Portugalinë

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka qenë i matur në deklarata para ndeshjes me Portugalinë. 

Sulmuesi i Francës do të ballafaqohet me mbrojtjen e fortë të portugezëve në çerekfinale të “Euro 2024”, të premten nga ora 21:00. 

Ky ballafaqim luhet në Hamburg. 

“Ende jemi këtu. Jemi gati, synojmë të bëjmë gjëra të mëdha. Jemi të fokusuar sepse do të jetë ndeshje e vështirë dhe shpresoj të arrijmë në gjysmëfinale. Këto turne të përgatisin mirë për ndeshje sepse e di se çfarë mund të ndodh në fazën ofensive e defensive. Pavarësisht a është pozitive apo negative, duhet të luash, kjo është gjëja më e rëndësishme. Duhet të jetë efikas dhe i gatshëm për ta ndihmuar ekipin të fitojë”, ka thënë fillimisht Mbappe. 

Ai ka folur edhe për cilësitë që i ka Portugalia në skuadër. 

“Portugalia është ekip i fortë dhe do të jetë vështirë. Nëse je këtu, kjo do të thotë se je në mesin e më të mirëve të Evropës. Detajet do të jenë vendimtare. Mendoj se do të jetë ndeshje shumë taktike dhe duhet të jemi gati. Duhet të jemi të fokusuar në mënyrë që të arrijmë në gjysmëfinale”, ka deklaruar sulmuesi i ri i Real Madridit.