Futboll

Mbappe e luan ndeshjen e fundit në Ligue 1

Kylian Mbappe

Nëntë vjet pas debutimit, Kylian Mbappe do të përshëndetet nga liga franceze, në ndeshjen Metz – Paris Saint-Germain që luhet të dielën nga ora 21:00. 

Është edhe ndeshja e fundit e kampanjës aktuale në Francë. 

Ai e ka shansin që ta rritë edhe më shumë numrin rekord të golave të shënuar, që aktualisht është 256. 

Mbappe, 191 prej atyre golave i ka shënuar në ligë. 

Pas këtij dueli, Mbappe do ta zhvillojë edhe finalen e Kupës së Francës më 25 maj kundër Lyonit. 

Ky do të jetë dueli i fundit me fanellën parisiene për sulmuesin e talentuar francez, që me shumë gjasë do t’i bashkohet Real Madridit në verë. 

Mbappe ishte afër 17-vjeçar kur hyri si zëvendësues për Monacon në dhjetor të vitit 2015. Muaj më vonë e shënoi golin e tij të parë dhe e theu rekordin e Thierry Henryt, si golashënuesi më i ri i klubit. 

Për Mbappen ky është sezoni i dytë rresht me 40 e më shumë gola të shënuar dhe i treti në total. 

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’i luajtur me PSG-në, ai tashmë ka 44 gola. 

Mbappe ka fituar gjashtë tituj me PSG-në. 

Pritet ta përfundojë sezonin si golashënuesi më i mirë për herën e gjashtë. 

Në Francë për mbetje në elitë luftojnë Le Havre, Metzi dhe Lorienti. 

Clermonti i Elbasan Rashanit është përshëndetur nga elita. 

Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit në Francë zhvillohen të dielën nga ora 21:00.