Futboll

Mbappe e humb ndeshjen e fundit me PSG-në në shtëpi

Kylian Mbappe

Dueli i zhvilluar të dielën në mes të Paris Saint-Germainit dhe Toulouset, ishte i fundit për Kylian Mbappen para tifozëve të Parisit. PSG-ja humbi ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës së futbollit francez nga Toulouse me rezultatin 3:1.

PSG-ja e ka fituar titullin në Francë tashmë, por vëmendja ishte te Mbappe, i cili ka njoftuar largimin në fund të edicionit. Atij iu organizua ceremoni përshëndetëse pas përfundimit të takimit.

Mbappe ka fituar 15 trofe me PSG-në, ka shënuar mbi 256 gola në 307 paraqitje. Mbappe ka lënë gjurmë me fanellën e PSG-së edhe në Ligën e Kampionëve. Ai është bërë golashënuesi i nëntë më i miri i turneut. Ka shënuar 42 gola në 62 paraqitje me klubin nga kryeqyteti francez. Mbappe në verë pritet t’i bashkohet Real Madridit. Sulmuesi i talentuar pritet ta fitojë edhe një trofe para largimit. Më 25 maj, PSG-ja luan në finale të Kupës së Francës kundër Lyonit.

Ndërkohë humb je pësoi edhe Elbasan Rashani me Clermontin. Clermonti humbi nga Lyoni me rezultatin 1:0. Aiu luajti deri në minutën e 73-të.

Edon Zhegrova luajti për Lillen deri në minutë ne 91-të. Lille mposhti në udhëtim Nantesin me rezultatin 2:1.