Futboll

Mbappe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Barçës

Kylian Mbappe

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, pritet të jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Mbretit.

Finalja e Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet të shtunën nga ora 22:00.

Mbappe pati një ndrydhje në kyçin e këmbës ndaj Arsenalit, në ndeshjen kthyese të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Mbappe do të pushojë për ndeshjen ndaj Getafes, që luhet të mërkurën nga ora 21:30 dhe i takon javës së 33-të të La Ligas.

26-vjeçari Mbappe nuk ka shënuar gol për Realin në pesë ndeshjet e fundit.

Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germainit në 49 ndeshjet e zhvilluara me madrilenët ka kontribuar me 32 gola dhe katër asistime.

Realit në finalen ndaj Barçës do t’i mungojnë Eder Militao dhe Dani Carvajal.

Edhe gjigantit katalunas do t’i mungojnë futbollistë të rëndësishëm si Robert Lewandowski, Alejandro Balde e Marc Casado.