Futboll

Mbappe: Championsi, çështje krenarie

Kylian Mbappe

Superylli Kylian Mbappe ka thënë se të ndihmojë PSG-në që të fitojë Ligën e Kampionëve është çështje krenarie për të.

Mbappe shënoi dy gola në fitoren 4:1 ndaj Barcelonës, të martën mbrëma. Me këtë fitore, PSG-ja avancoi në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6:4.

Mbappe në verë pritet të largohet nga Parisi dhe të transferohet në Real Madrid. Ai ka thënë se në mendje nuk e ka të ardhmen, por se si të ndihmojë Parisin të fitojë Championsin për herë të parë.

“Ëndërroj të fitoj Ligën e Kampionëve me Parisin”, ka thënë Mbappe.

“Që nga dita e parë jam krenar të jem pjesë e PSG-së. Krenaria ime nuk ndikohet nga momente të mira dhe të këqija. Krenaria e të luajtur për këtë klub, e përfaqësimit të klubit të kryeqytetit të vendit tim, është diçka e veçantë për mua që jam rritur atje. Si parisien, të përjetosh një mbrëmje si kjo është madhështore. Duhet të kalojmë edhe një kundërshtar deri në gjysmëfinale kështu që duhet të qëndrojmë të qetë”, ka shtuar Mbappe.