Futboll

Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Miami

Javier Mascherano dhe Lionel Messi

Javier Mascherano dhe Lionel Messi do të bashkëpunojnë sërish por tashmë jo si bashkëlojtarë. Mascherano ka pranuar që të bëhet trajner i skuadrës së Inter Miamit.

Kështu ka shkruar të premten “One Football”.

Te klubi nga Shtetet e Bashkuarat të Amerikës luajnë edhe Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets që në të kaluarën ishin bashkëlojtarë të Mascheranos te Barcelona.

Mascherano dhe Messi ishin bashkëlojtarë edhe te Përfaqësuesja e Argjentinës.

40-vjeçari Mascherano aktualisht është selektor i Përfaqësueses U20 të Argjentinës.

Kontrata i përfundon në fund të muajit të ardhshëm.

Mascherano pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Inter Miamin.