Futboll

Martinezi kërkon falje pas dënimit të FIFA-s

Emiliano Martinez

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka kërkuar falje për sjelljet josportive që i bëri në ndeshjet e muajit shtator ndaj Kilit dhe Kolumbisë, që i takuan kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

FIFA e suspendoi Martinezin për dy ndeshje për shkak të sjelljeve jo të mira. Ai do t’i mungojë Argjentinës në dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Venezuelës dhe Bolivisë.

“Pranoj vendimin e FIFA-s dhe kërkoj falje nëse ofendova dikë. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të mos i respektoj tifozët por do të përpiqem të mos e ofendoj më askënd dhe të fokusohem vetëm në fitimin e trofeve me Argjentinën dhe Aston Villan”, ka thënë Martinez.