Futboll

Martinez dhe Dumfries mungojë ndaj Udineses

Lautaro Martinez

Lautaro Martinez dhe Denzel Dumfries nuk do të jenë të gatshëm që t’i ndihmojnë Interit në ndeshjen e ardhshme në Serie A.

Të dy futbollistët kanë pësuar lëndim dhe nuk do të jetë të gatshëm për ndeshjen që Interi e luan të dielën nga ora 18:00 ndaj Udineses, në kuadër të javës së 30-të të kampionatit italian.

Martinez këtë javë u detyra të tërhiqej nga kampi i Përfaqësueses së Argjentinës, ndërsa Dumfriesi nga Përfaqësuesja e Holandës. Të dy lojtarët u larguan nga grumbullimet për shkak të lëndimeve.

Martinez 27-vjeçar dhe Dumfries 28-vjeçar pritet t’i kthehen Interit në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Milanit që zhvillohet më 2 prill.