Futboll

Marseille synon ta ruajë pozitën e dytë

Marseille

Çështja e kampionit në Francë ka përfunduar që në fillim të muajit prill.

Paris Saint-Germaini më 5 prill u shpall kampion i elitës franceze.

Në kampionatin francez është duke u zhvilluar garë e fortë për pozitat që dërgojnë në Champions në edicionin e ardhshëm.

Pozitën e dytë e mban Marseille me 55 pikë, derisa Monaco renditet e treta me 54. Tri pozitat e para në kampionatin francez dërgojnë në Champions.

Marseille synon që ta ruajë pozitën e dytë deri në fund të edicionit.

Por nuk do ta ketë lehtë. Këtë fundjavë e pret ndeshje e vështirë ndaj Brestit.

Ndeshja Marseille – Brest luhet të dielën nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së 31-të.

Bresti ka 44 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë. Deri vonë garoi në Champions.

Monaco të shtunën nga ora 19:00 do të luajë në udhëtim te Le Havre.

Le Havre e zë vendin e 16-të me 27 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.

Monaco në tetë ndeshjet e fundit në ligë ka vetëm dy humbje.

Lille e zë vendin e katërt me 53 pikë. Lille të dielën nga ora 15:00 luan në udhëtim tek Angersi.

Te Lille nuk do të luajë sërish Edon Zhegrova. Sulmuesi i Kosovës është jashtë fushës nga mesi i muajit dhjetor.

Angersi është në pozitën e 15-të me 30 pikë.