Trajneri i ri i skuadrës së Chelseat, Enzo Maresca, të martën është shprehur se të gjitha skuadrat nga Premier League duhet të shesin futbollistë nga akademitë e tyre për shkak të rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë.
Sipas Marescas kjo duhet të ndodhë për shkak të rregullave që i posedon Premier League.
“Nuk është problemi i Chelseat që po shet futbollistë nga akademia. Por ky është një problem i rregullave të Premier Leagues. Këto janë rregullat. Për të gjitha klubet në këtë moment është pothuajse e detyrueshme të shesin futbollistë nga akademia për shkak të rregullave. Nuk jemi vetëm ne, janë të gjitha klubet”, deklaroi Maresca shkruan “Reuters”.
Disa nga futbollistët që janë zhvilluar në akademinë e Chealsat që janë larguar janë Tammy Abraham, Mason Mount, Fikayo Tomori dhe së fundmi do të largohet edhe Conor Gallagher, që do t’i bashkohet Atletico Madridit.