Enzo Maresca do të jetë trajneri i ri i Chelseat. Në njoftimin e klubit anglez bëhet e ditur se italiani ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Maresca e zëvendëson trajneri ne shkarkuar, Mauricio Pochettino.
44-vjeçari pas prezantimit të hënën është shprehur i lumtur me aventurën e re te skuadra angleze
“Të bashkohesh me Chelsean, një nga klubet më të mëdha në botë, është një ëndërr për çdo trajner. Kjo është arsyeja pse jam kaq i emocionuar nga kjo mundësi.
Mezi pres të punoj me një grup lojtarësh dhe stafi shumë të talentuar për të zhvilluar një ekip që vazhdon traditën e suksesit të klubit dhe që i bën tifozët tanë krenarë”, u shpreh Maresca.
Italiani 44-vjeçar edicionin 2023/2024 drejtoi Leicester City në Championship.
Ai më herët ka qenë asistent i Pep Guardiolës te Manchetser City, ndërsa ka udhëhequr edhe skuadrën e Parmas.