Enzo Maresca do të jetë trajner i Chelseat për edicionin e ardhshëm në Premier League. Të martën eksperti i transferimeve, Fabrizo Romano ka njoftuar se drejtuesit e skuadrës angleze kanë rënë dakord për emërimin e Marescas në krye të skuadrës.
Maresca do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Italiani aktualisht është trajner i skuadrës së Leicester Cityt.
Chelsea do t'i paguajë Leicester Cityt një tarifë kompensimi mbi 10 milionë euro për Marescan.
44-vjeçari në edicion 2023/2024 e shpalli kampion Leicesterin Cityn në Championship. Maresca me Leicesterin ka kontratë edhe dy vjet. Italiani më herët ka qenë asistent i Pep Guardiolës te Manchetser City, ndërsa ka udhëhequr edhe skuadrën e Parmas.