Futboll

Mancini refuzon ofertën e Sampdorias

Roberto Mancini

Ish-përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka marrë ofertë nga Sampdoria. Por, Mancini ka refuzuar ofetën e skuadrës që garon në Serie A të Italisë. 

Mancini së fundi ishte përzgjedhës i Arabisë Saudite, deri në tetor të vitit të kaluar. Aktualisht është pa punë. Por ai nuk është i gatshëm të marrë detyrën e trajnerit te Sampdoria, e cila është në garë për mbijetesë.

Klubi nga Genoa ndodhet në vendin e 18-të në tabelë. Sampdorian e kanë drejtuar tre trajnerë gjatë këtij edicioni.