Futboll

Manchester Unitedi shmang disfatën nga Evertoni

Ugarte

Manchester Unitedi ka bërë rikthim të vonshëm të rezultatit dhe në ndeshjen dramatike që e zhvilloi me Evertonin të shtunën në “Goodison Park”, e fitoi një pikë.

Ndeshja Everton – Manchester United i takoi xhiros së 26-të të Premier Leagues.

Evertoni krijoi epërsi prej dy golave në pjesën e parë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri David Moyes, që më parë e ka drejtuar edhe Unitedin, kaloi në epërsi me Beton në minutën e 19-të.

Më pas në minutën e 33-të, shënoi edhe Abdoulaye Doucoure.

Vendësit e kishin kontrollin e lojës deri në minutën e 72-të, kur në skenë u shfaq kapiteni i “djajve të kuq”, Bruno Fernandes.

Portugezi për mrekulli realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 72-të për 2:1.

Gol të bukur realizoi edhe Manuel Ugarte tetë minuta më vonë, për rezultatin përfundimtar, 2:2.

Mysafirët kërkuan penallti në minutën e 84-t, por gjyqtari Andreë Madley pas rishikimit të situatës në VAR, mendoi ndryshe.

Gjyqtari Madley dha penallti në fundin e ndeshjes në të mirë të Evertonit kur Ashley Young u rrëzua në zonë pas ndërhyrjes së qendërmbrojtësit Harry Maguire.

Por, vendimi u tërhoq pasi Madley sërish u konsultua me sistemin VAR.

Evertoni pas 26 ndeshjeve ka 31 pikë, një më shumë se Manchester Unitedi që është në pozitën e 15-të.