Futboll

Manchester Unitedi nuk do të garojë në “Champions” vitin e ardhshëm

Manchester United

Gjiganti anglez, Manchester United edhe matematikisht nuk ka mundësi që të zërë vend në top-katërshe të Premier Leagues këtë edicion dhe rrjedhimisht vitin e ardhshëm nuk do të paraqitet në Ligën e Kampionëve.

Teksa ka edhe katër ndeshje në dispozicion deri në fund të sezonit, skuadra e Erik ten Haagut është 13 pikë prapa Aston Villas që zë pozitën e katërt në tabelë dhe edhe nëse fiton të gjitha pikët maksimale nuk mund ta arrijë matematikisht.

“Djajtë e Kuq” janë në garë për Ligën e Evropës, por e rrezikojnë edhe pozitën e gjashtë që çon në Ligën e Konferencës.

Gjiganti anglez ka 54 pikë në tabelë, një më shumë se Newcastle që është i shtati.

Në vend të pestë është Tottenhami me 60 pikë, por që i ka dy ndeshje më pak se Unitedi.