Futboll

Manchester Unitedi fiton me penallti gjysmëfinalen dramatike

Manchester United - Coventry

Manchester Unitedi është kualifikuar në finale të Kupës FA.

Me penallti (4:3) e mposhti Coventryn në njërën prej gjysmëfinaleve më dramatike në histori të Kupës FA.


Coventry – United vendoset me penallti

Ndeshja mes Coventryt dhe Manchester Unitedit do të vendoset me penallti.

Në dy vazhdimevet nga 15 minuta nuk janë realizuar gola. Në fakt Coventry shënoi në minutën e 120-të për 4:3, por goli u anulua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit të VAR-it.

Kjo po vlerësohet njëra prej gjysmëfinaleve më dramatike në histori të Kupës FA.


Coventry shokon Manchester Unitedin, 3:3 pas 90 minutave

Manchester Unitedi ishte duke udhëhequr 3:0, por nuk është kualifikuar në finale të Kupës FA pas kohës së rregullt.

Coventry, që garon në kategorinë e dytë angleze, ka shënuar tre gola për të barazuar rezultatin në 3:3, në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup që po zhvillohet në Wembley.

Scott McTominay, Harry Maguire e Bruno Fernandes shënuan për Unitedin. Ellis Simms në minutën e 71-të, Callum O’Hara në minutën e 79-të dhe Haji Wright, nga penalltia në minutën e 95-të, shënuan për rikthimin e jashtëzakonshëm të Coventryt.

Finalisti caktohet me dy vazhdimet nga 15 minuta.