Rey Manaj ka shënuar gol pas një kohe të gjatë me skuadrën e Sivassporit.
Manaj, i cili nuk kishte shënuar që prej 27 prillit, realizoi gol në fitoren 3:2 të Sivassporit të shtunën në shtëpi përballë Gaziantepit.
27-vjeçari, i cili e shënoi golin e parë të edicionit aktual në Superligë, realizoi për barazimin e rezultatit në 1:1, në minutën e 37-të.
Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të Superligës së Turqisë.
Manaj pasi e shënoi golin u zëvendësua për shkak se pati lëndim muskulor dhe e la fushën në minutën e 42-të.
Sivasspori në pesë ndeshje ka shtatë pikë.