Futboll

Manaj ia siguron një pikë Zhenisit

Arb Manaj

Me golin e shënuar të shtunën gjatë ditës, Arb Manaj ia ka siguruar një pikë skuadrës së tij, Zhenisit.

Manaj dhe Zhenisi barazuan në udhëtim te Toboli me rezultatin 1:1, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të elitës së futbollit të Kazakistanit. 

Për sulmuesin 25-vjeçar ishte goli i dytë në kampionat. 

Ai realizoi në minutën e 77-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 86-të. 

Për Zhenisin nga fillimi i pjesës së dytë luajti Iljasa Zulfiu. 

David Domgjoni ishte në bankën rezervë te Toboli. 

Zhenisi është në vendin e nëntë me shtatë pikë, kurse Toboli ka nëntë pikë në pjesën e sipërme të tabelës.