Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, e ka shënuar golin e shtatë në elitën e futbollit të Turqisë të shtunën.
Derisa forma e mirë e Manajt po vazhdon, ndryshe është ecuria e rezultateve të skuadrës së tij, Sivassporit, që u mposht me gol të minutave shtesë.
Sivasspori humbi 2:1 në udhëtim te Gaziantepi të shtunën, në xhiron e 24-t.
Manaj realizoi nga penalltia për epërsinë 1:0 të Sivassporit, në minutën e 26-të.
Por Sivasspori pranoi një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në minutën e parë të kohës shtesë, për disfatën e dytë rresht në ligë.
Manaj në Superligën e Turqisë pas 17 ndeshjeve të luajtura i ka edhe tri asistime.