Rey Manaj ka vazhduar formën e mirë në elitën e futbollit turk.
Manaj të shtunën e realizoi golin e 11-të këtë edicion në 25 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Manaj, realizoi gol në fitoren e skuadrës së Sivassporit.
Sivasspori në kuadër të javës së 33-të e mposhti në shtëpi Antalyasporin me rezultatin 2:0.
28-vjeçari Manaj e realizoi golin e fundit në minutën e 75-të. Gëzimi i Manajt ishte shumë i madh.
Ai luajti deri në minutën e 91-të dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
SIVASSPOR 2-0 ANTALYASPOR | REY MANAJ
— Own Goal (@owngooal) April 26, 2025
pic.twitter.com/r6PJrRVV1e
Amar Gërxhaliu ishte në bankën e rezervistëve tek Antalyaspori.
Ish-sulmuesi i Interit, Manaj, krahas 11 golave ka kontribuar edhe me pesë asistime.
Sivasspori renditet në pozitën e 15-të me 34 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.
Antalyaspori ka gjashtë pikë më shumë në vendin e 12-të.