Futboll

Manaj asiston në fitore

Rey Manaj

Sulmuesi Rey Manaj ka vazhduar të japë kontribut për Sivassporin në Superligën e Turqisë. 

Të premten në fitoren 3:1 ndaj Istanbulsporit, Manaj asistoi në golin e tretë. Ndeshja i takoi xhiros së 37-të, përkatësisht të parafundit të elitës turke.

Në fund Manajt iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, kurse u vlerësua më i miri.

Në 32 paraqitje këtë edicion, sulmuesi i Shqipërisë ka 18 gola e tri asistime.