Futboll

Man. Unitedi ndaj Sociedadit, Roma kundër Rangersit

Liga e Evropes

Manchester Unitedi do të luajë kundër Real Sociedadit në 1/8 e finales në Ligën e Evropës, duke e vendosur takimin e tretë në këtë garë brenda pesë edicioneve. 

Kështu është caktuar të premten pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës. 

Sociedadi do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë më 6 mars në Spanjë, aty ku kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, kishte shënuar dy herë në fitoren 4:0 para katër vjetësh, në rrugëtimin e Unitedit deri në finale. 

Ndeshja kthyese do të luhet në “Old Trafford” më 13 mars. 

Roma dhe Lazio kanë mundur të përballen mes vete në “Stadio Olimpico”, por pas shortit patën kundërshtarë tjerë. 

Lazio, që ishte në vendin e parë në formatin e ri me 36 skuadra, do të luajë kundër Viktoria Plzenit, kurse Roma do të luajë kundër Athletic Bilbaos, skuadrës që përfundoi e dyta në fazën e ligës. 

Në stadiumin “San Mames” të Bilbaos edhe do të luhet finalja më 21 maj. 

Roma e eliminoi Porton në plejofin e fazës nokaut të enjten mbrëma. 

Trajneri Jose Mourinho do ta udhëheqë Fenerbahçen në duelin ndaj Rangersit, në ndeshjen e parë në Stamboll. 

Ajaxi do të jetë në shtëpi në ndeshjen e parë ndaj Eintracht Frankfurtit, skuadrës që e fitoi Ligën e Evropës kundër Rangersit në vitin 2022. 

AZ Alkmaari do të luajë kundër Tottenhamit. 

Bodo/Glimti do të luajë ndaj Olympiacosit, skuadrës fituese të Ligës së Konferencës në edicionin e kaluar, ndërsa Lyoni do të jetë mysafir në ndeshjen e parë ndaj FCSB-së. 

FCSB-ja, e njohur më parë si Steaua Bukureshti, është fitues i Kupës Evropiane në vitin 1986.