Rasmus Hojlund dhe Diogo Dalot e ndihmuan Manchester Unitedin ta fitojë ndeshjen e fundit të elitës së futbollit anglez në udhëtim te Brightoni.
Por, pavarësisht fitores, Unitedi e mbylli kampanjën më të dobët në elitën angleze.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag përfundon në vendin e tetë, që është vendi më i ulët që prej sezonit 1989/90.
Unitedi e përfundon edicionin me 60 pikë në vendin e tetë, aq sa i pati edhe Neëcastle në pozitën e shtatë.
Brightoni përfundon në vendin e 11-të me 48 pikë.
Manchester Unitedi hyri në këtë ballafaqim i vetëdijshëm që i nevojitet rezultat më i mirë se Newcastle, për ta garantuar një vend që dërgon në garat e UEFA-s në sezonin tjetër.
Por, Newcastle fitoi 4:2 ndaj Brentfordit.
Kështu, Unitedit do t’i duhet triumfi në finale të Kupës FA të shtunën e ardhshme, për ta siguruar vendin që dërgon në Ligën e Evropës.