Futboll

Disfata e dytë rresht për Dritën, mposhtet edhe nga Malisheva

KF Drita

Skuadra e Dritës është mposhtur nga Malisheva të dielën pasdite me rezultatin, 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit kosovar.

Golin e fitores për Malishevën e realizoi Besnik Ferati në minutën e 45-të.

Për skuadrën gjilanase ishte disfata e dytë rresht në të gjitha garat.

Besnik Krasniqi i humbu dy penallti për Dritën.

Penalltinë e parë e humbi në minutën e 51-të kurse të dytën e humbi në minutën e 91-të.

Të mërkurën Drita u mposht nga Prishtina me rezultatin 1:0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Ndërkohë për Malishevën ishte fitorja e dytë rresht në ligë.

Drita pavarësisht humbjes e mban pozitën e parë më 60 pikë.

Dhjetë pikë më pak i ka Ballkani në vendin e dytë.

Malisheva është e treta me 47 pikë.


Malisheva në epërsi pas pjesës së parë

Skuadra e Malishevës e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Dritës. 

Për 1:0 realizoi Besnik Ferati në minutën e 45-të. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.