Futboll

Malisheva e mposht Prishtinën në duelin direkt për vendin e tretë

malisheva

Goli i shënuar nga Donart Vitija e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Malishevës dhe Prishtinës.

Malisheva të premten e mposhti Prishtinën me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e fitores për vendësit e realizoi Vitija në minutën e dytë.

Xhiron e kaluar, Malisheva u mposht nga Suhareka.

Prishtina në xhiron e kaluar e mposhti Feronikelin 74 pas dhjetë ndeshjeve radhazi që i kishte pa fitore.

Malisheva renditet në pozitën e tretë me 44 pikë.

Prishtina ka nëntë pikë më pak në vendin e katërt.


Malisheva në pushim me epërsinë e një goli

Malisheva ka shkuar në pushim në epërsi prej një goli ndaj Prishtinës. 

Pjesa e parë u mbyll 1:0. Golin e vetëm e shënoi Donart Vitija, në minutën e dytë.


Malisheva e befason Prishtinën që në fillim

Malisheva e ka befasuar Prishtinën që në fillim të ndeshjes që i takon xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Donart Vitija ka shënuar në minutën e dytë me goditje të saktë nga zona për rezultatin 1:0. 

Ndeshja po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.