Futboll

Malisheva debuton me fitore në Evropë, supergol i Brrutit

Malisheva debuton me fitore në Evropë, supergol i Brrutit

Malisheva e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës. 

Malishevasit të enjten fituan 1:0 ndaj skuadrës së Malit të Zi, Buduqnostit. 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa sfidën e vendosi supergoli i mesfushorit Etnik Brruti. 

Brruti në minutën e 67-të për mrekulli e plasoi topin në rrjetë për fitoren në debutim të Malishevës në skenën evropiane. 

Malisheva pati edhe disa mundësi tjera shënimi, por nuk arriti që ta mposht portierin e skuadrës nga Podgorica. 

Edhe Buduqnosti rrezikoi por nuk konkretizoi. 

Katër tentime për gol i pati Malisheva, ndërsa gjashtë i kishte skuadra malazeze. 

Ndeshja kthyese zhvillohet më 18 korrik nga ora 21:00 në Podgoricë.


Malisheva në epërsi, Brruti shënon supergol

Etnik Brruti e ka kaluar në epërsi Malishevën në duelin ndaj Buduqnostit. 

Mesfushori Brruti në minutën e 67-të realizoi në mënyrë të përkryer nga distanca.


Malisheva e Buduqnosti luajnë baras në pjesën e parë

Malisheva dhe Buduqnosti kanë luajtur baras në pjesën e parë, në duelin që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Malishevasit po marrin pjesë për herën e parë në garat evropiane. 

Ndeshja Malisheva – Buduqnosti i takon rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Ekipi i drejtuar nga Qëndrim Kida pati dy tentime për gol, ndërsa skuadra malaziase i kishte gjashtë raste.