Futboll

Mali i Zi e mposht Gjibraltarin, shënon Tuçi

Marko Tuci

Mbrojtësi shqiptar, Marko Tuçi, ka shënuar gol të shtunën në fitoren e Përfaqësueses së Malit të Zi.

Mali i Zi e mposhti Gjibraltarin në shtëpi me rezultatin 3:1 në ndeshjen e parë të kampanjës kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Kontribut në fitoren e Malit të Zi dha edhe qendërmbrojtësi, Tuçi.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 13-të me golin që e shënoi Dan Bent në minutën e 13-të.

Stevan Jovetiq i barazoi shifrat për vendësit në minutën e 22-të.

Tuçi e realizoi golin e epërsisë për 2:1 në minutën e 70-të.

Adam Marushiq tre minuta më pas realizoi për 3:1.

Tuçi e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë.

Driton Camaj u paraqit deri në minutën e 76-të kurse Edvin Kuç në lojë u inkuadrua në minutën e 59-të.

Mali i Zi është në Grupin L së bashku me Çekinë, Ishujt Faroe dhe Gjibraltarin.