Skuadra e Manizit ka arritur fitore të thellë 3:0 ndaj Dortmundit të shtunën në ndeshjen që i takoi xhiros së 33-të të elitës së futbollit gjerman.
Të tre golat e fitores u shënuan në pjesën e parë.
Mesfushori Leandro Barreiro në minutën e 12-të realizoi për 1:0. Dy golat e fundit në ndeshje i shënoi japonezi Jae-Sung Lee në minutën e 19-të dhe 23-të.
Sulmuesi Brajan Gruda te Mainzi u paraqit 87 minuta.
Mainzi pas fitores renditet në vendin e 15-të me 32 pikë dhe është duke luftuar për mbijetesë në ligë. Dortmundi është në pozitën e pestë në tabelë me 60 pikë.