Portieri Mike Maignan dëshiron të paktën shtatë milionë euro për ta vazhduar kontratën me Milanin, ka shkruar të shtunën “La Gazzetta dello Sport”.
Bisedimet me portierin që përfaqëson Francën ende nuk kanë arritur në fazën finale, por nëse plotësohen kërkesat për pagë vjetore prej 7 milionë eurove, ai do të bëhej lojtari më i paguar në skuadër bashkë me Rafael Leaon.
Ish-portieri i Lillet aktualisht fiton 3.2 milionë euro në sezon, ndërsa ka kontratë me “rossonerët” deri në qershor të vitit 2026.
Maignan është produkt i akademisë së PSG-së, ndërsa te Milani u transferua nga Lille në korrik të vitit 2021 për afër 17 milionë euro.
Në edicionin aktual ka zhvilluar 37 paraqitje.