Futboll

Lushaku shënon golin e parë për Norrkopingun

Ismet Lushaku

Futbollisti shqiptar, Ismet Lushaku, e ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Norrkopingut në elitën e futbollit suedez. 

Lushaku shënoi në fitoren 4:2 të Norrkopingut kundër Elfsborgut të vëllezërve Arbër e Besfort Zeneli, si dhe Dion Krasniqit. 

Mesfushori 23-vjeçar realizoi në minutën e 61-të me gjuajtje të saktë për barazimin e rezultatit në 2:2. 

Lushaku në qendër të mesfushës e kompletoi ndeshjen e xhiros së pestë te vendësit, kurse Laorent Shabani ishte në bankën rezervë. 

Arbër Zeneli u zëvendësua nga Dion Krasniqi në minutën e 78-të, kurse Besfort Zeneli u inkuadrua në minutën e 82-të. 

Norrkopingu ka shtatë pikë në pesë ndeshje dhe zë vendin e dhjetë. 

Në vendin e 13-të është Elfsborgu me katër pikë.