Portieri Andriy Lunin dhe Real Madridi, kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2028, ka shkruar mediumi spanjoll “Marca” të mërkurën.
Kontrata e kaluar e Luninit skadonte në qershorin e vitit të ardhshëm dhe ishte në dyshim qëndrimi i tij te madrilenët.
Lunini i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 2018 nga Zorya Luhansku ukrainas.
Në edicionin 2023/24, për shkak të lëndimit të Thibaut Courtoisit, u bë portier i parë i skuadrës.
Në 31 paraqitje në atë kampanjë, Lunin pati 12 ndeshje pa pranuar gol, ndërsa me skuadrën e tij e fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.