Futboll

Lunin vazhdon kontratën me Realin

Andriy Lunin

Portieri ukrainas, Andriy Lunin, e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Real Madridit. Lunin do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri në verën e vitit 2030.

“Real Madridi dhe Andriy Lunin kanë arritur marrëveshje për zgjatje të kontratës deri më 30 qershor të vitit 2030. Lunin u transferua te Reali në vitin 2018 në moshën 19-vjeçare dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë që nga viti 2020. Gjatë kohës së tij te Real Madridi, ai ka fituar 10 trofe”, ka shkruar klubi madrilen.

25-vjeçari në edicionin 2023/2024 ishte portieri i parë i Realit, pas lëndimit të Thibaut Courtois. Ndërsa këtë edicion është portier i dytë.