Futboll

Luizi kërkon qëndrimin te Juventusi

Douglas Luiz

Mesfushori i Juventusit, Douglas Luiz, po kalon formë jo të mirë, por ai nuk dëshiron të largohet nga klubi në muajin janar. 

“Tuttosport” dhe “Calciomercato” kanë shkruar të mërkurën se mesfushori brazilian dëshiron të luftojë për të zënë vend në formacionin titullar. 

26-vjeçari ka qenë njëri prej transferimeve më të shtrenjta të Juventusit në verë, por ka luajtur vetëm 312 minuta, ndërsa nuk ka shënuar apo asistuar ende. 

Ish-ylli i Aston Villas aktualisht është i lënduar dhe nuk do të luajë as të shtunën në ndeshjen që Juventusi e luan ndaj Bolognas. 

Douglas Luizi nga Aston Villa u transferua për 50 milionë euro.