Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka thënë për faqen zyrtare të UEFA-s se e respekton Brestin.
PSG-ja do të luajë në përballjen franceze ndaj Brestit, në fazën e 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.
Nëse avancon tutje, mund të luajë kundër ish-skuadrës, Barcelonës apo Liverpoolit.
“Ata e dinë se çfarë duan të bëjnë si ekip. Kanë lojtarë me kualitet dhe janë të fortë në sulm. Është shumë vështirë të luash ndaj tyre dhe për këtë arsye janë ku janë. Ne jemi gati të përballemi me ta. Janë dy ndeshje dhe mund të dënohesh për çdo gabim. Kështu që do të jetë vështirë”, ka deklaruar Luis Enrique pas shortit.