Futboll

Lugano e eliminon Partizanin e Beogradit, asiston Bislimi

Uran Bislimi

Lugano e Zvicrës e ka eliminuar Partizanin e Beogradit dhe ka avancuar në plejofin e Ligës së Evropës ku do të ballafaqohet me Beshiktashin e Milot Rashicës dhe Ernest Muçit. 

Lugano të enjten mbrëma barazoi 2:2 pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll 2:1 në të mirë të mysafirëve. 

Uran Bislimi asistoi në golin e parë të vendësve për 1:1, në minutën e 48-të.

Bislimi luajti deri në minutën e 88-të. Qendërmbrojtësi Albian Hajdari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dy minuta para fundit dhe u përjashtua nga loja. 

Amir Shaipi e kompletoi ndeshjen te Lugano, kurse Shkëlqim Vladi u inkuadrua në minutën e 54-t.