Futboll

Lojtari më i vjetër në Bundesligë njofton pensionimin

Futboll

Makoto Hasebe do të pensionohet pas përfundimit të edicionit aktual.

Japonezi 40-vjeçar është anëtar i skuadrës së Eintracht Frankfurtit.

Ai ka zhvilluar 383 ndeshje në elitën e futbollit të Gjermanisë, Bundesliga, ndërsa vendimin për pensionimin e tij e ka zyrtarizuar të mërkurën.

“Pas 22 vjetësh si futbollist profesionist, tani është koha ta mbyll karrierën aktive. Kam menduar për këtë vendim me kujdes dhe mendoj se tani është koha e duhur”, ka thënë qendërmbrojtësi që luan edhe si mesfushor defensiv.

Hasebe luajti të dielën në disfatën 3:0 nga Stuttgarti në Bundesligë me 40 vjet, dy muaj e 26 ditë.

Rekordin e lojtarit më të vjetër që ka luajtur në Bundesligë e mban Klaus Fichtel i Schalkes, me 43 vjet, gjashtë muaj e dy ditë.