Futboll

Lojtare tjera nga Kosova te Kombëtarja e Shqipërisë

Viola Imeraj

Futbolliste tjera nga Kosova i janë bashkuar Kombëtares së Shqipërisë.

Selektori i kuqezinjve, Armir Grima, të hënën shpalli listën e futbollisteve për miqësoren me Rumaninë, që zhvillohet më 3 dhjetor. Grima ka ftuar 20 futbollisteve, ndërsa për herë të parë fanellën kuqezi do ta veshin Viola Imeraj, Donika Deda e Rreze Gashi.

Imeraj është pjesë e Dinamos së Zagrebit, Deda luan për Aaraun në Zvicër,  ndërsa Gashi është pjesë e Malishevës.

Te Shqipëria ka edhe shumë lojtare të tjera nga Kosova.

Viona Rexhepi., Endrina Elezaj, Eriola Delija, Qëndresa Krasniqi, Fortesa Berisha, Florentina Kuqi, Diellza Istrefaj janë prej lojtareve të Shqipërisë.