Futboll

“Lojtar si Rrahmani vjen një herë në 20-30 vjet në kampionatin rumun”

Albion Rrahmani

Te Rapidi i Bukureshtit janë të vetëdijshëm që do ta kenë gati të pamundur të gjejnë zëvendësimin e duhur për Albion Rrahmanin.

Rrahmani është transferuar nga skuadra rumune tek ajo çeke, Sparta Praga. Te Sparta debutoi me gol, ndërsa te Rapidi e ndiejnë mungesën e sulmuesit kosovar.

“Për momentin të gjithë duan që të vijë një lojtar me vlera të përafërta me Rrahmanin. Një herë në 20-30 vjet do të ketë tjetër lojtar si Rrahmani në kampionatin rumun, që ofron vlera në fushë dhe sukses financiar. Mendoj se është fituar dhjetë herë më shumë se që është investuar në të dhe atë për një kohë të shkurtër”, ka thënë trajneri i ri i Rapidit, Marius Shumudica, shkruan “sport.ro”.

Rrahmani ka lënë gjurmë të mëdha te Rapidi i Bukureshtit.