Futboll

Llapi vazhdon me Namanin dhe Blakçorin

KF Llapi

Llapi ka vazhduar kontratën me dy futbollistët, kapitenin Hamdi Namani dhe mbrojtësin Ilir Blakçori. Dy futbollistët kanë vazhduar kontratën me Llapin edhe për dy vjet.

“Dyshja Namani-Blakçori kanë qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke ndihmuar klubin t'i arrij objektivat andaj klubi ka vendosur t'i ketë në ekip edhe për dy sezonet e ardhshme. Namani është paraqitur në 34 ndeshje të sezonit, 32 në kampionat dhe 2 tjera në Kupë, ku ka arritur t'i realizoj 6 gola dhe ka kontribuuar edhe me 5 asistime në 2731' minuta të luajtura. Në anën tjetër Blakçori ka luajtur në 32 ndeshje, 30 në kampionat dhe 2 në Kupë duke kontribuuar me 3 gola dhe 3 asistime në 2656' minuta”, shkruan në njoftimin e klubit Llapi.

Llapi do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Evropës. Edicionin 2023/2024 e mbylli në pozitën e dytë.