Sulmuesi Ardit Tahiri është transferuar te skuadra e Llapit. Të shtunën skuadra llapjane ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për transferimin e 21-vjeçarit.
Tahiri ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Llapin.
21-vjeçari së fundmi luajti në Superioren e Shqipërisë, me skuadrën Dinamo City. Te kjo skuadër u transferua nga Drita e Gjilanit. Te skuadra gjilanase luajti për tri sezone.
Tahiri ka përfaqësuar edhe të rinjtë e Kosovës.
Për Kosovën U21 ka 13 ndeshje të zhvilluara.