Futboll

Llapi pa fitore edhe pas 11 ndeshjeve, barazon me Dukagjinin

Llapi

Llapi nuk ka fituar edhe pas ndeshjes së 11-të në elitën e futbollit të Kosovës. 

Të premten në ndeshjen hapëse të xhiros së 18-të të Superligës, barazoi pa gola me Dukagjinin. 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Ndeshja ishte e hapur dhe të dyja skuadrat kishin raste për shënim. 

Llapit madje në minutën e 92-të iu anulua një gol për pozitë jashtë loje. 

Ahmed Januzi shënoi nga afërsia për 1:0, por gjatë ndërtimit të aksionit, qendërmbrojtësi Landrit Rama, ishte më i avancuar se mbrojtësit kundërshtarë. 

Gjyqtari Burim Jahmurataj e anuloi golin pasi e rishikoi situatën në VAR. 

Llapi në 11 ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës i ka gjashtë humbje e pesë barazime. 

Një fitore e ka në Kupën e Kosovës më 4 dhjetor ndaj Flamurtarit, 5:0. 

Në Superligë nuk ka fituar prej 27 shtatorit, kur e kishte mposhtur Suharekën, 3:0. 

Dukagjini ndërkohë e regjistroi barazimin e tretë të edicionit. 

Me 21 pikë, Dukagjini pas 18 ndeshjeve ka 21 pikë në vendin e shtatë. 

Llapi ka 18 pikë në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit. 

Në vendin e parafundit, të nëntin, është Ferizaj me 17 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Lexo përditësimet tjera
llapi

Llapi shënon në minutat shtesë

Llapi ka shënuar ndaj Dukagjinit në minutat shtesë. Në minutën e dytë të kohës shtesë, Ahmed...