Futboll

Llapi njofton për largimin e Maliqit

Adem Maliqi

Adem Maliqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Llapit.

Kështu ka njoftuar skuadra nga Podujeva të shtunën.

Në njoftimin e klubit, thuhet se futbollisti e ka përfunduar kontratën me Llapin.

“Maliqi u bashkua me klubin në janar të këtij viti nga Feronikeli 74, ku dha kontributin e tij që skuadra të dalë nënkampione në sezonin e shkuar dhe të marrë pjesë në garat e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. Klubi e falënderon përzemërsisht Maliqin për kontributin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës. Faleminderit Maliqi”, ka shkruar Llapi të shtunën në Facebook.