Futboll

Kolaj e mban të pamposhtur Prishtinën në Podujevë

Prishtina

Skuadra e Llapit kishte ecuri prej tri fitoreve në Superligën e Kosovës në futboll. Por të hënën pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë barazoi 1:1 me Prishtinën. Dhe më meritori që Prishtina fitoi një pikë në ndeshjen që i takoi javës së 31-të të elitës së futbollit kosovar, ishte portieri Agron Kolaj. Ai priti shumë gjuajtje të lojtarëve të Llapit dhe kështu ia siguroi një pikë të madhe skuadrës së Prishtinës në Podujevë.

Llapjanët mbyllën pjesën e parë me epërsi 1:0. Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Ardit Tahiri. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 18-të. Por Prishtina nuk u dorëzuar dhe pas disa rasteve, në minutën e 70-të shënoi golin e barazimit. Golin për 1:1 e shënoi Leotrim Kryeziu. Llapi kërkoi edhe golin e fitores. Por Agron Kolaj me pritjet e tij shpëtoi portën e Prishtinës.

Me barazim, si Prishtina ashtu edhe Llapi ngritën në tabelë me nga 40 pikë. Prishtina është e gjashta, kurse Llapi në vendin e shtatë. 40 pikë i ka edhe Dukagjini në vendin e tetë.

Prishtina e Llapi do të përballen edhe në finale të Kupës së Kosovës. Fituesi i Kupës siguron paraqitjen në garat evropiane të UEFA-s për edicionin e ardhshëm.


 

 

Barazon Prishtina

Prishtina i ka barazuar shifrat ndaj Llapit.

Për 1:1 realizoi Leotrim Kryeziu në minutën e 70-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Llapi në epërsi pas pjesës së parë

Skuadra e Llapit po avancon 1:0 pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Ardit Tahiri ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 18-të për epërsinë e skuadrës llapjane.

Kjo ndeshje i takon javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Llapi në epërsi

Sulmuesi Ardit Tahiri e ka kaluar në epërsi Llapin në ndeshjen ndaj Prishtinës. 

Tahiri ishte i saktë nga pika e bardhë për 1:0 në minutën e 18-të. 

Kjo ndeshje i takon javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.