Skuadra e Llapit nuk ka shfrytëzuar rastet që i pati në pjesën e parë dhe kjo u ka kushtuar me eliminim nga rrethi i parë kualifikues i Ligës së Evropës.
Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, humbi 2:1 të enjten në stadiumin “Zahir Pajaziti’ nga skuadra polake Wisla Krakow.
Llapjanët ishin mposhtur edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në Poloni, 2:0.
Për shkak të një dënimi para dy vjetësh nga UEFA, pas ndeshjes ndaj Buduqnostit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Llapi nuk e pati përkrahjen e shikuesve.
Sidoqoftë, llapjanët u shfaqën disa herë rrezikshëm me Elvir Gashijanin në krahun e djathtë, por pa arritur të konkretizonin gol.
Mysafirët shënuan në minutën e 16-të, por goli i Olivier Sukiennickit, u anulua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit të situatës në VAR.
Pas afro një ore lojë, Llapi pësoi gol nga sulmuesi Angel Rodado.
Zëvendësuesi Ardit Tahiri e ktheu Llapin në lojë me golin e shënuar në minutën e 74-t. Tahiri u asistua nga Ilir Blakçori dhe shënoi gol të bukur nga zona për 1:1.
Vendësit u hodhën me të gjitha forcat në sulm për ta shënuar një tjetër gol e për ta tentuar dërgimin e ndeshjes në vazhdime, por pësuan edhe një herë tjetër.
Giannis Kiakos shënoi në minutën e 90-të për polakët, për rezultatin përfundimtar 2:1.
Llapi aventurën evropiane e vazhdon në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Do të ballafaqohet me Brondbyn më 25 korrik në ndeshjen e parë. Ndërkohë, Wisla Krakow, njëra prej skuadrave me historinë më të pasur në futbollin polak, do të ballafaqohet me Rapidin e Vjenës, në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Llapi barazon rezultatin
Futbollisti i Llapit, Ardit Tahiri e ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen kundër Wisla Krakowit.
Ai shënoi golin në minutën e 73-të.
Tahiri pranoi top nga Ilir Blakqori dhe me gjuajtje të saktë mposhti portierin e ekipit polak.
Më herët Llapit iu anulua një gol.
Llapit i anulohet goli
Llapit i është anuluar një gol në minutën e 70-të.
Goli i shënuar nga Blend Baftiu me kokë u anulua për pozitë jashtë loje.
Llapi po pëson 1:0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3:0.
Llapi pranon gol
Llapi ka pësuar gol në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Angel Rodado e ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën polake, Wisla Krakow.
Rodado shënoi në minutën e 58-të. Ekipi polak i afrohet kalimit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës, ndërsa Llapi eliminimit.
Llapi me eliminim, garën në Evropë do ta vazhdoj në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Llapi i pafat në pjesën e parë
Llapi ka rreshtuar rastet në pjesën e parë të ndeshjes kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj Wisla Krakowit, por nuk ka arritur që të shënojë gol.
Llapjanët ndeshjen e parë e humbën 2:0 në Poloni, nga njëra prej skuadrave me historinë më të pasur në futbollin polak.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi ka rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë.
Nga krahu i djathtë i sulmit, paraqitje shumë të mirë pati talenti Elvir Gashijani.
Pjesa e parë është mbyllur 0:0.
Mysafirëve iu anulua një gol në minutën e 16-të për pozitë jashtë loje.
Në rast të eliminimit nga Liga e Evropës, Llapi do të bartet në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe do të ballafaqohej me Brondbyn.
Skuadra që avancon tutje do të luajë kundër Rapidit të Vjenës, në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.