Futboll

Llapi, lider i ri i Superligës

Futbollistet e KF Llapit duke festuar

(Përditësuar - 17:00) - Llapi e ka shfrytëzuar barazimin e Ballkanit me Prishtinën në derbi, dhe nuk ka gabuar përballë Lirisë së Prizrenit për t’u bërë lider i ri i Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, fitoi pa telashe ndaj prizrenasve me rezultatin 3:0, në ndeshjen e xhiros së 27-të.

Leotrim Bekteshi në minutën e pestë, Adem Maliqi në minutën e 18-të dhe Muhamet Hyseni në minutën e 66-të, i shënuan golat e fitores së thellë.

Llapi tani në vendin e parë ka 54 pikë, një më shumë se Ballkani i vendit të dytë dhe tri më shumë se Drita.

Liria mbetet në vendin e fundit ka 10 pikë, me pak mundësi për t’i shpëtuar rënies nga elita.


(Përditësuar - 15:49) - Llapi në epërsi prej dy golash pas pjesës së parë

Llapi po udhëheqë 2:0 ndaj Lirisë pas pjesës së parë të ndeshjes në Podujevë.

Leotrim Bekteshi shënoi për 1:0 në minutën e pestë, ndërsa Adem Maliqi shënoi gol të bukur në minutën e 18-të për 2:0.

Me fitore, Llapi bëhet lider i Superligës.


Llapi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Lirisë së Prizrenit.

Në minutën e pestë realizoi mbrojtësi Leotrim Bekteshi.

Prej orës 15:00 janë duke u zhvilluar edhe ndeshjet Feronikeli 74 – Fushë Kosova dhe Gjilani – Dukagjini.

Ndeshjet i takojnë xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.