Futboll

Llapi lë pa fitore në minutat e fundit Feronikelin 74

Llapi - Feronikeli

Llapi ka shënuar gol në minutat e fundit për t’i shpëtuar disfatës nga Feronikeli 74. Golin e barazimit e shënoi Ilir Blakçori në minutë ne 97-të pa asistimit të Ergyn Ahmetit. Goli i barazimit 2:2 u konfirmuar nga dhoma e VAR-it. Në VAR ishte gjyqtari Mentor Ajeti, ndërsa në fushë arbitër kryesor Erdall Zasella. Zasella nuk shikoi situatën e dyshimtë, ndërsa mori më pas konfirmimin se goli ishte i rregullt. Dhomës së VAR-it, Zasella i besoi edhe në rastin e penalltisë së dyshtimë dhënë në favor të Llapit në minutën e 81-të. Kështu në fund, ndeshja Llapi – Feronikeli 74 përfundoi baras, 2:2, ndërsa u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit kosovar.

Për Llapin është ndeshja e katërt pa fitore. Ka dy humbje dhe dy barazime. Barazoi pa gola edhe ndaj Ballkanit pa gola, kurse humbi nga Gjilani 2:1 e Dukagjini 1:0. Fitoren e fundit e ka shënuar ndaj Suharekës në javën e shtatë me shifrat 3:0. Për Feronikelin 74 është barazimi i tretë, ndërsa edhe tetë humbje. Është skuadra e vetme në Superligë që nuk ka shënuar fitore.

Vasilis Karagounis shënoi golin e parë në të mirë të ekipit nga Drenasi në minutën e 45-të. Golin e dytë e shënoi Hasan Hyseni. Ai realizoi në minutën e 68-të

Llapi shënoi golin më 2:1 në minutën e 82-të. Ardit Tahiri shënoi pas topit të kthyer nga shtylla e qëlluar nga Blend Baftiu nga pika e bardhë. Një minutë më herët Llapi fitoi penallti, që u konfirmua nga dhoma e VAR-it. Gjyqtari kryesor Erdall Zasella i besoi dhomës së VAR-it.

Në fund të ndeshjes, Hasan Hyseni u ndëshkua me karton direkt të kuq për ndërhyrje të ashpër. Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Llapi që shënoi golin e barazimit 2:2 nëpërmjet Ilir Blakçorit.

Llapi mbetet në vendi ne gjashtë me 15 pikë, kurse Feronikeli 74 në pozitën e fundit me tri pikë.


Llapi ngushton epërsinë ndaj Feronikelit 74

Llapi e ka ngushtuar epërsinë ndaj Feronikelit 74. Golin për 2:1 e shënoi Ardit Tahiri. Tahiri shënoi në minutën e 82-të pas topit të kthyer nga shtylla e qëlluar nga Blend Baftiu nga pika e bardhë.

Një minutë më herët Llapi fitoi penallti, që u konfirmua nga dhoma e VAR-it. Gjyqtari kryesor Erdall Zasella i besoi dhomës së VAR-it.


Shokohet Llapi

Feronikeli 74 e ka shënuar edhe golin e dytë kundër skuadrës së Llapit në Podujevë. 

Golin për 2:0 e shënoi Hasan Hyseni. Ai realizoi në minutën e 68-të të ndeshjes që i takon javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Nikli deri tash nuk ka asnjë fitore.