Futboll

Llapi, finalisti i parë i Kupës së Kosovës

Lllapi

Formën e mirë prej tri fitoreve rresht në Superligën e Kosovës, Llapi e ka vazhduar edhe në Kupën e Kosovës. 

Llapi të mërkurën gjatë ditës e fitoi edhe ndeshjen kthyese të gjysmëfinales ndaj Drenicës. 

Në stadiumin “Bajram Aliu”, njësoj si në ballafaqimin e parë në “Zahir Pajaziti”, Llapi fitoi me rezultatin 2:0 dhe është bërë finalisti i parë i Kupës së Kosovës. 

Të dy golat e fitores i shënoi futbollisti i krahut, Arianit Hasani. 

Për 1:0, Hasani realizoi në minutën e 66-të me asistim të futbollistit të talentuar, Elvir Gashijani. 

Në golin për 2:0 asistoi Ardit Tahiri, kur Hasani shënoi supergol me gjuajtje të fuqishme e të saktë nga distanca. 

Llapi është i vetmi ekip që në finale kaloi pa e pranuar asnjë gol në edicionin aktual të Kupës së Kosovës. 

Në 1/16 e finales së Kupës fitoi 4:0 ndaj Flamurtarit. 

Me rezultatin 2:0 e eliminoi Vushtrrinë në një të tetën e finales, kurse në çerekfinale e kaloi Malishevën pas fitores 1:0. 

Ndërkohë, Drenicën e mposhti në të dyja ndeshjet me rezultatin 1:0. 

Në finale, Llapi takohet me fituesin e ballafaqimit Prishtina – Drita. Prishtina ka epërsi nga ndeshja e parë e zhvilluar në Gjilan, pasi fitoi 1:0. 

Ndeshja Prishtina – Drita luhet sonte nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Supergol i Hasanit

Arianit Hasani e ka shënuar edhe një tjetër gol për Llapin që po fiton 2:0 ndaj Drenicës në “Bajram Aliu”. 

Hasani shënoi në minutën e 77-të me gjuajtje të saktë e të fuqishme nga distanca. Te goli i dytë asistues ishte Ardit Tahiri. 

Llapi është duke udhëhequr 4:0 me rezultatin e përgjithshëm dhe tani vetëm pritet konfirmimi në finalen e Kupës së Kosovës.


Llapi në epërsi, Hasani shënon me asistim të Gashijanit

Arianit Hasani ka shënuar gol për Llapin ndaj Drenicës. 

Golin për 1:0 e realizoi futbollisti i krahut, Arianit Hasani. 

Hasani realizoi në portën e skuadrës kundërshtare në minutën e 66-të, me asistim të të talentuarit, Elvir Gashijani.


Llapi i afrohet finales së Kupës

Llapi i është afruar finales së Kupës së Kosovës në futboll, pasi pjesa e parë e ndeshjes kthyese të gjysmëfinales në udhëtim te Drenica është mbyllur pa gola. 

Llapi ka epërsi 2:0 nga ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës, e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Në ndeshjen që po luhet të mërkurën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, të dyja skuadrat patën raste për shënim.