Futboll

Liverpooli po punon për transferimin e Chiesas

Federico Chiesa

Federico Chiesa

Liverpooli po vazhdon punën për transferimin e Federico Chiesas nga Juventusi. 

Mësohet se Liverpooli i ka ofruar kontratë katërvjeçare sulmuesit italian, ndërsa Juventusit 15 milionë euro. 26-vjeçari me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.  

Gjatë sezonit të kaluar, Chiesa shënoi dhjetë gola dhe kontribuoi me tri asistime në 37 ndeshje. 

Liverpooli ka afat deri të premten për t’u marrë vesh me Juventusin për transferimin e Chiesas.