Futboll

Liverpooli përzgjedh golat më të bukur të Shaqirit

Xherdan Shaqiri

Skuadra e Liverpoolit i ka përzgjedhur disa nga golat më të mirë të Xherdan Shaqirit në aventurën që e kaloi te “të kuqtë”.

Klubi anglez të shtunën në rrjetet sociale ka kujtuar 13 korrikun e vitit 2018, kur Shaqiri i ishte bashkuar skuadrës së Liverpoolit.

Golat që i publikoi Liverpooli ishin ato që 32-vjeçari Shaqiri, i kishte realizuar ndaj Manchster Unitedit.

Shaqiri për tri sezone ishte futbollist i Liverpoolit dhe ka arritur të fitojë katër trofe. Fitoi Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. Shaqiri aktualisht është pjesë e skuadrës nga liga MLS, Chicago Fire.

Ka luajtur edhe për Bayern Muenchenin, Interin, Lyonin, Baselin dhe Stoke Cityn.